21:57 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shpejtësia e madhe, shoferi në Pejë përfundon jashtë rrugës

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Një i tillë ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në fshatin Treboviq të Pejës, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.

Sipas dëshmitarëve shoferi është vetaksidentuar, derisa krejt kjo ka ardhë si pasojë e moskujdesisë dhe nga shpejtësia e madhe.

Fatmirësisht shoferi ka qenë vetëm dhe nuk ka marrë lëndime. /Indeksonline/