10:18 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / OSH

Shpejtim Bulliqi: Arsimi është prioriteti ynë!

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka premtuar se do të kryhen punë të mira në arsim.

Ai tha se klasët mësimore do të pajisen me projektorë, internet në çdo shkollë, ditarin elektronik, kabinete të informatikës.

Bulliqi premtoi shujta për nxënës prej klases së I deri në klasën e V-të.

“Punët e mira në arsim, do t’i vazhdojmë në mandatin e plotë me dixhitalizimin e institucioneve arsimore, duke përfshirë pajisjen e klasave me projektorë, internet në çdo shkollë, ditarin elektronik, kabinete të informatikës.

Poashtu planifikojmë ndërtimin e objekteve të reja shkollore, shujtën për nxënës prej klases së I deri në klasën e V-të. Rritjen e buxhetit për bursa, psikolog për çdo shkollë e shumë punë të tjera të mira sepse ARSIMI është prioriteti ynë”, tha ai./IndeksOnline/