Shpejtim Bulliqi dhe Agim Bahtiri në protestë kundër themelimit të Asociacionit

Protestës së organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i janë bashkuar dhe kryetari i Komunës së Podujevës nga radhët e VV Shpejtim Bulliqi si dhe ish kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.
Ndryshe protestuesit të cilët marshuan me pankartat “Nuk falet toka që është ujitur me gjak”, “S’pranojmë asociacion që na bosnjëzon”, kanë marshuar në sheshin e Prishtinës, duke kundërshtuar kështu themelimin e asociacionit.
Protestuesit gjatë protestës pohuan se me jetën dhe trupat e tyre do ta mbrojnë Republikën e Kosovës, e cila siç thanë ata u ndërtua me gjak.
Naim Zhitia, kryetari i Shoqatës së heronjve dhe familjeve të dëshmorëve, tha se shoqata të cilën ai përfaqëson e kundërshton këtë padrejtësi, kundër vendit tonë. “Nuk duhet të pranohet asociacioni dhe se ne kundërshtojmë cfarëdo asociacioni një etnik”, pohoi Zhitia./IndeksOnline/