75 Mall Live Search
20:18 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / MSH

Shpejtim Bulliqi për Podujevën: Bashkë më mirë!

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi u ka premtuar bizneseve llapjane mbështetje në zhvillim ekonomik.

Në fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve, Bulliqi ka biseduar me llapjanët ku u ka siguruar stimulim të bizneseve duke ndarë grante dhe subvencione në prodhimtari.

“Bizneset llapjane e kanë dëshmuar se mund të punohet ndershëm e të jetohet me dinjitet, ato do ta kenë mbështetjen tonë institucionale për kreditë e tyre investive, do t’i stimulojmë përmes granteve e subvencioneve që t’ju ndihmojmë në rritjen e prodhimtarisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Bashkë më mirë!

Bashkë më shumë për Podujevën!”, ka thënë ai.