21:55 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / MSH

Shpejtim Bulliqit i hakohet Facebook-u

Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit, i është hakuar llogaria private e Facebook-ut.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bulliqi.

Ai ka thënë se deri sa t’i kthehet në menaxhim kjo llogari, çdo gjë që postohet mban autorësinë e hakerëve.

Bulliqi thotë se rastin e ka paraqitur edhe tek organet hetuese.

“Brenda 24 orëve të fundit dy herë më është hakuar Facebook-u privat dhe tani unë nuk kam qasje në llogarinë time në këtë rrjet social. Prandaj, derisa të kthehet në menaxhimin tim, çfarëdo që mund të postohet në atë faqe mban autorësinë e hakerëve-keqbërësve.

Rastin e kam paraqitur në organet kompetente të hetuesisë” shkroi Bulliqi.