75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti – me propozim kundër coronavirusit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përgëzuar institucionet për veprimet e ndërmarra ndaj coronavirusit.

Numri një i kryeqytetit, ka propozuar që të suspendohen tubimet e mëdha, si parandalim ndaj përhapjes së mundshme të këtij virusi.

“Tashmë është e konfirmuar se gati çdo shtet i rajonit ka raste të konfirmuara të coronavirusit. Kjo do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste eventuale.

Përderisa i përgëzoi institucionet për vigjilencën deri tashti, tanimë po i shohim reagimet e krejt shteteve të tjera që po veprojnë në ndalimin e përhapjes disa ditë pasi që po konfirmohen shumë raste.

Mirë do t’ishte që si Kosovë, që nga tani t’i suspendojmë tubimet e mëdha publike si parandalim e jo më vonë si reaksion.

Nuk ka vend për panik, vetëm se ka hapërsirë për të ndaluar përhapjen e virusit, i cili po i mund edhe shtetet më të zhvilluara e më të organizuara se Kosova”, shkruan Ahmeti në Facebook.