Shpend Ahmeti del me propozim për emrin e Asociacionit
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/10/shpend-ahmeti-.jpg)
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një propozim për emrin e Asociacionit.
Ai ka thënë se emri i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë, “Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare”.
Ai në rrjetin social Tëitter ka treguar dy arsyet pse ka propozuar këtë emër.
“Unë kisha propozu emrin Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare 1. Siguron që asociacioni është i Republikës tonë 2. Ska karakterit njëetnik.” – ka shkruar ai.
“P.S. Se a do të ketë asociacion, për mua nuk ka debat.” – përfundon shkrimi i tij.
Unë kisha propozu emrin Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 8, 2023
1. Siguron që asociacioni është i Republikës tonë
2. Ska karakterit njëetnik
P.S. Se a do të ketë asociacion, për mua nuk ka debat