Shpend Ahmeti e cilëson pozitiv takimin me Isa Mustafën
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka folur për mediat pas takimit që kishte sot me Isa Mustafën.
Ahmeti e ka quajtur takim pozitiv takimin ku ka thënë se ka hapur frymë bashkëpunimi.
“Ishte takim goxha pozitiv që hap frymë bashkëpunimi. LDK-ja është më e interesuar të shkoj e vetme në zgjedhje. I kemi të hapura të gjitha temat, që nga dialogu e deri te lufta kundër korrpusionit. U dakorduam që me 22 të jemi të gjithë në sallën e Kuvendit për ta shpërndarë atë. Si duket data e zgjedhjeve do të jetë 6 tetori” ka thënë Ahmeti./Indeksonline/