14:44 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti flet rreth Gjendjes së Jashtëzakonshme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë që gjendja e jashtëzakonshme është diskutuar nga qeveria dhe do të diskutohet nesër nga institucionet që e kanë kompetencën për ta kërkuar nga Kuvendi.

GjJ është instrument për të marr vendime më shpejtë. Kjo nuk nënkupton automatikisht masa të mbyllje”, thotë ai.

Tutje ai shton se ende nuk kanë parë propozimet e masave për të vlerësuar se a janë të mira apo jo. 

“1. Gjendja e jashtëzakonshme – është diskutuar nga qeveria dhe do të diskutohet nesër nga institucionet që e kanë kompetencën për ta kërkuar nga Kuvendi. GjJ është instrument për të marr vendime më shpejtë. Kjo nuk nënkupton automatikisht masa të mbylljes etj.

Ende nuk kemi parë propozimet e masave për të vlerësuar se a janë të mira apo jo. Përderisa krejt komunat janë të brengosura për numrin e rritur të të prekurve, megjithatë nuk është paramenduar e as kërkuar mbyllja e plotë.

Ka ende shumë gjëra që mund të bëhen për ta zbutur pandeminë e që nuk janë katastrofale për ekonominë.

2. Testet – ende po presim lejet e importit të testeve serologjike për Komunën e Prishtinës. Kjo do të na mundësonte që brenda një periudhe të shkurtër 2 javore të kuptojmë se sa njerëz kanë ndërtuar imunitet dhe më shumë informata demografike dhe shëndetësore në lidhje me virusin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Indeksonline/