Shpend Ahmeti i gëzohet vendimit të fundit të Qeverisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndryshimin e orarit të ndalimit të qarkullimit të njerëzve dhe veturave.
Ai megjithatë ka kujtuar qytetarët që ndonëse është vendosur që nga ora 17:00 e deri në ora 06:00 të ndalohet lëvizja, kjo nuk nënkupton se para këtyre orëve duhet lëvizur.
Kjo pasi që po përballemi me një virus të tmerrshëm e i cili po merr shumë jetë.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit në facebook:
Pas kërkesës që kemi bërë përmes Asociacionit të Komunave, qeveria ka vendosur që të revidohet orari i kufizimit të lëvizjeve. Tash e tutje ndalohet lëvizja e qytetarëve prej orës 17:00 deri në ora 06:00. Ky është vendim i duhur.
Kjo nuk do të thotë që para oreë 17:00 është lëvizje e lirë. Jemi duke luftuar me virusin i cili nuk ka orar. Prandaj mos dilni pa nevojë.