Shpend Ahmeti jep lajmin: Rrënohet prona e uzurpuar për t’u shndërruar në Stacion Policor

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se me vendim të Kuvendit Komunal, ka ndarë parcelë nga prona komunale ku do të ndërtohet Stacioni Policor në Kodrën e Trimave.
Ai tutje ka treguar se “Drejtoria e Pronës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka filluar zbatimin e vendimit për lirimin e kësaj parcele, e cila ka qenë e uzurpuar”, ka shkruar Ahmeti.
I pari i Prishtinës ka bërë me dije se objektet brenda kësaj parcele do të rrënohen, ashtu që të procedohet tutje me ndërtimin e Stacionit Policor.