75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shpendi, jep një lajm fantastik për Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se në bashkëpunim me KfW dhe BERZH kanë përfunduar studimin e fizibilitetit për Ngrohjen Qendrore Solare në Komunën tonë.

Sipas tij, ky projekt do të shtojë kapacitetet e Termokosit për të zgjeruar rrjetin në lagjet me banim individual si Tophane, Arbëri e Medrese.

“Por më me rëndësi, do ta zëvendësoj qymyrin me energji të ripërtrirshme diellore. Ky projekt synon që brenda 3-5 viteve të ardhshme ta zgjeroj rrjetin përtej projektit të kogjenerimit e që po bëhet edhe në Kalabri Mat e Qendër”, ka shkruar ai.

No photo description available.

Më tej, Ahmeti ka theksuar se projekti do të financohet potencialisht nga KfË, BERZH, grante të donatorëeve e financim të Komunës.

“Përndryshe, ky do të jetë ndër tri projektet më të mëdha të këtij lloji në Evropë”, është shprehur ai. /Indeksonline/