75 Mall Live Search
14:57 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti jep një njoftim të rëndësishëm për Rrethin e Fushë Kosovës

Veturat të cilat qarkullojnë në Prishtinë tanimë mund të hyjnë në qendër përmes krahut të ri te rrethi i Fushë Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do te kthehen në rrugë dykahore.

Njoftimi i plotë:

Nga dje kemi filluar fazën e tretë të testimit, ku krahu i ri do shërbejë për hyrje në rrethrrotullim me qëllim të shkarkimit të qytetit dhe rrugët “Hekurudhat” dhe “Xhevdet Doda” do te kthehen në rrugë dykahore. Në ndërkohë mund të ketë disa ndryshime/plotësime shtesë varësisht nevojës për ta rregulluar trafikun.

Falenderojmë qytetarët për mirëkuptim!