14:47 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti kritikon Dhurata Hoxhën, thotë se i ka dërguar letër BE-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se projekti për Sallen Koncetrale në Prishtinë do të bëhet në këtë mandat, pavarësisht tentim të bllokimit për arsye politike.

Përmes një shkrimi në facebook, Ahmeti ka thënë se Zyra e BE-së përmes një letre i ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pas kërkesës së Qeverisë për ridestinim të mjeteve, duhet të diskutohet në IPA fondet 2019.

Postimi i plotë:

Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për Sallen Koncertale në Prishtinë. Kur kemi kontaktuar kryeministrinë, thonë se nuk janë në dijeni për veprimin e Ministres. Në BE thonë se për herë të parë letra është dërguar direkt në Bruksel e jo përmes zyres së BE në Prishtinë.

Meqenëse tani edhe e kemi marr letren jozyrtarisht nga Brukseli, kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër pos tentim bllokim për arsye politike. Zyra e BE na ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pse pas kërkesës sê qeverisë duhet të diskutohet salla në IPA fondet 2019.

E ne themi se salla do të bëhet në këtë mandat.

Me një donacion 15 milionë e 400 mijë eurosh nga bashkimi evropian e 250 mijë nga komuna e Prishtinës, në vitin 2019 pritet të nisë projektimi e më pas realizimi për ndërtimin e sallës koncertale në kryeqytet./Indeksonline/