Shpend Ahmeti largon përgjegjësinë për rastin e rrahjes së fëmijës në kopsht

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka larguar përgjegjësine e rastit të një fëmijë që është rrahur nga eduktaroja në kopshtin privat “Cambridge Kids”, shkruan IndeksOnline.
Ahmeti ka bërë të ditur se çerdhet private në Prishtinë nuk janë të licencuara dhe nuk moniturohen nga kjo komunë.
“Pas pyetjeve të disa gazetarëve në lidhje me një incident në një çerdhe private në Prishtinë, informojmë publikun dhe mediat se Komuna e Prishtinës NUK licencon dhe NUK monitoron çerdhet private.
Çerdhet licencohen dhe monitorohen nga Ministria e Arsimit. Po ashtu, bizneset regjistrohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë ai.
Kryetari Ahmeti ka thënë e kanë kërkuar licencimin dhe monitorimin e tyre, por kanë marrë përgjigje negative.
“P.S. Licencimin e monitorimin e kemi kërkuar shumë herë ai kompetencë nga niveli qendror, por që nuk kemi marr përgjigje positive”, është shprehur ai.
Ndryshe, nga kopshti privat “Cambridge Kids” kanë thënë se me të kuptuar rastin e kanë përjashtuar nga puna edukatoren dhe i kanë kërkuar falje prindit të fëmijës./IndeksOnline/