Shpend Ahmeti lavdon tre kandidatë që humbën sot në garë
Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka komentuar procesin zgjedhor që është mbajtur sot në vendin tonë.
Sipas Ahmetit nuk ka më lehtë se me e godit humbësin sonte me komente cinike. Madje ai ka lavdëruar tre kandidatë për kryetar të Komunave që sonte pësuan humbje.
Ai ka thurrur lavde për Hajrullah Çekun, Arian Tahirin dhe Xhafer Gashin, por pa i harruar edhe të tjerët.
Postimi i plotë:
Nuk ka më lehtë se me e godit humbësin sonte me komente cinike.
Prandaj përveç urimeve për fituesit, sonte përgëzimet shkojnë edhe për ata që u sfiduan në gara të vështira e në fokus nacional.
Në mesin e tyre po i përmend Hajrullah Çekun, Arian Tahirin a Xhafer Gashin, pa i harruae të tjerët.Përgëzime për garat e mos i konsideroni humbje. Megjithatë, qytetarët ju dhanë besim të madh./Indeksonline/

