75 Mall Live Search
08:11 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / OSH

Shpend Ahmeti merr vendim: Ndalohet qarkullimi i veturave për 1 maj në Gërmi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ardhur me një njoftim për Parkun Nacional Gërmia.

Ai ka publikuar një urdhëresë më të cilën sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi, transmeton Indeksonline.

Sot do të lejohen vetëm automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi” dhe të Drejtorisë së Inspeksionit dhe automjeteve emergjente.

Ky veprim është bërë për të ndaluar grumbullimet që zakonisht bëhen për 1 maj./Indeksonline/