75 Mall Live Search
22:07 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti njofton se kjo rrugë e Prishtinës do të mbyllet për shkak të punimeve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi ka njoftuar që rruga “Perandori Justinian” nga kryqëzimi me rrugën “Nazmi Mustafa” që nga nesër do të jetë e mbyllur.

Qarkullimi në këtë rrugë sipas Ahmetit do të jetë i mbyllur për qarkullim të veturave, për 30 ditë, për aq sa do të zgjasin punimet në terren.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Rruga “Perandori Justinian” nga kryqëzimi me rrugën “Nazmi Mustafa” , që nga nesër, 10 mars, do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave për 30 ditë, sa do të zgjasin punimet në terren.

Gjatë kësaj kohe, ju lutemi të shfrytëzoni rrugët tjera për qarkullim në këtë pjesë!

Ju falenderojmë paraprakisht për mirëkuptimin!