Shpend Ahmeti paguan gati 150 mijë euro për ndërtimin e semaforëve në Prishtinë
Banorët e kryeqytetit vazhdojnë të përballen me probleme të ndryshme.
Jo rrallë herë telashe u sjellë edhe mos funksionimi i semaforëvë siç duhet.
E për këtë çështje, zgjidhje shumë shpejt pritet të bëjë komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Kështu, ditë më parë është finalizuar kontrata më e re e cila ka për qëllim ndërtimin e semaforëve, modernizimin dhe sigurimin e pajisjeve tjera për komunikacion, shkruan Indeksonline.
Ani pse vlera e parashikuar për këtë projekt ka qenë 150.000,00 euro, ajo në fund është finalizuar për një çmim pak më të ulët.

Sipas kontratës të publikjuar nga prokurimi, tenderi i është besuar operatorëve ekonomik N.T.Sh “Ekoinvest” dhe “Drini Company”, Sh.P.K.
Kontrata është kurorëzuar për çmimin 149.576,00 euro. /Indeksonline/