23:08 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti paguan gati 37 mijë euro për ushqimin e koncentruar për pulat vojse

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka finalizuar kontratën e re për këtë muaj.

Kësaj radhe komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti për kontratën “Furnizimi me ushqim të koncentruar për pula vojse”, ka ndarë 40.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

Kontrat në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T.P “Agroprodukt”, për shumën 36.920,00 euro.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Furnizimi me ushqim të koncentruar për pula vojse me qellim të rritjes së produktivitetit të fermave komerciale për prodhimin e vezëve. /Indeksonline/