12:56 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Ahmeti promovon renovimin e Qendrës së Mjekësisë Urgjente

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka promovuar një punë të suksesshme që është bërë në kuadër të shëndetësisë në kryeqytet, shkruan IndeksOnline.

Ai ka bërë të ditur se në vazhdën e investimeve që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve infrastrukturore në këtë segment, është  duke u kryer edhe renovimi i Qendrës së Mjekësisë Urgjente.

E gjitha kjo siç ka shkruar Ahmeti në Facebook, do të ndihmojë që shërbimet ndaj qytetarëve të avancohen, duke e mbajtur kohën e intervenimit në raste urgjente nën mesataren e 6 minutave.

Postimi i plotë: