75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti publikon videon kur një person pret me thikë gomën e veturës së komunës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në profilin e tij zyrtarë  ka publikuar një video ku shihet një person me thikë duke prerë rrotën e makinës së komunës.

Ahmeti ka thënë se kjo nuk mund të kuptohet  ndryshe pos si kërcnim, transmeton Indeksonline.

Statusi i plotë i Shpend Ahmetit:  

Herët në mëngjes të shtunen, një person e ka pre me thikë rroten e makines së Komunës të cilën e përdori për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënimj.

Kërcënimet e tilla janë të kota, pa marr parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë.

Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmerimeve në polici, këtë video po e postojmë vet.

Kot e keni, kushdo që jeni!