75 Mall Live Search
22:07 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti: Qeveria e ardhshme është qeveri e dialogut

Kryetar i PSD-së Shpend Ahmeti, parti kjo që është në koalicion parazgjedhor me AAK-në, ka vlerësuar se qeveria e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit do ta ketë detyrë kryesore procesin e dialogut me Serbinë.

“Qeveria e ardhshme, në qoftë se i dëgjojmë deklaratat e vazhdueshme, qeveria e ardhshme është qeveri e dialogut”.

“Kush thotë se nuk merret me dialog, ose nuk përkon me realitetin ose po gënjen”.

“Kemi partnerë SHBA-të dhe BE-në dhe është e qartë se do të ketë një intensitet të shtuar për të arritur marrëveshje me Serbinë”.

Pikërisht kjo temë dhe sfidat që e presin Kosoven, sipas Ahmetit, janë arsyeja e formimit te koalicionit PSD-AAK.

“Duke  e pare atë çka ka ndodhur në Kosovë, posaçërisht procesi i dialogut, mendoj se një rezultat i mirë për Kosovën nuk vjen nëse s’ka guxim, dije dhe përkushtim”.

“Nevojitet një koalicion më i gjerë që duhet ta ketë një numër të konsiderueshëm, jo vetëm për ta shtyrë marrëveshjen me Serbinë në Kuvend, por edhe për konsensusin që duhet të arrihet rreth kësaj çështje”

“Për këtë arsye kemi menduar se është i domosdoshëm Ramush Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, tha Ahmeti në një intervistë në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës.