Shpend Ahmeti reagon për çmimin e naftës, ka disa fjalë për Qeverinë

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur për çmimin e derivateve në Kosovë.
Ai ka thënë se shteti duhet te marr masa për gjendjen aktuale, duke treguar se “mi marr paratë prej qytetarëve e me i majt në bankë është apsurd edhe i të majtës edhe i të djathtës”
Postimi i Ahmetit:
Inflacioni është mënyra më e shpejtë e transferimit të parave nga qytetarët te qeveria ka thënë John Maynard Keynes.
Me çmimet e sotme, afro 65 cent për litër i shkojnë në tatime shtetit e momentalisht i kemi 600 milion në bankë.
Ne nuk kemi ndikim në çmimet e naftës por në rishpërndarje të parave brenda vendit tepër shumë. Me i marr paratë prej qytetarëve e me i majt në bankë është apsurd edhe i të majtës edhe i të djathtes.