Shpend Ahmeti sqaron masat e marra në Prishtinë: Sot pastrimi, shpejt dezinfektimi

Prishtina ka bërë pastrimin e disa prej rrugëve sot me shampon.
Kompani të mirëmbajtjes që në orët e para të ditës së sotme janë parë rrugëve të kryeqytetit duke ndjekur shembullin e qyteteve të mëdha evropiane, si pjesë e masave parandaluese ndajkoronavirusit.
Indeksonline ka kontaktuar të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin i cili ka paralajmëruar se në Prishtinë do të fillojë edhe dezinfektimi.
“Jemi duke bërë pastrimin e detajshëm të rrugëve me shamponë. Dezinfektuesi nuk ka efekt në rrugë. Pasi të kryejm pastrimin, në vendet adekuate do të fillojmë me dezinfektimin” ka thënë Ahmeti për Indeksonline.
