13:33 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti:Teoria që nxënësit s’janë bartës të virusit, s’qëndron

Pas takimit që patën kryetarët e komunave me kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me situatën pandemike në vend dhe hapjen e shkollave, tani kur jemi vetëm një javë larg 1 shtatorit, është deklaruar kryetari i Lomunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se  duhet pasur kujdes të shtuar gjatë hapjes së shkollave, meqë nga përvojat e shteteve të tjera tashmë është dëshmuar se teoria se fëmijët s’ janë bartës të këtij virusi nuk qëndron, transmeton IndeksOnline.

“Të gjitha  shtetet që kanë filluar t’i hapin shkollat po tregohet se ato storiet që fëmijët nuk e përhapin virusin nuk janë të vërteta, sepse në çdo shtet po shihet se po përhapet. Ndoshta e kalojnë më lehtë, por janë zbatues”, tha Ahmeti.

Ai tregoi se në këtë takim Qeveria sërish ka prezantuar tre skenarët për hapjen e shkollave, duke ua lënë në dorë vetë komunave që të vendosin se cilën do ta zbatojnë.

Diskutuam për shkollat, meqenëse po i afrohemi shtatorit. Qeveria ka vendosur tri skenare dhe komunat të vendosin sipas gjendjes që kanë. Folëm për një financim prej 10 milionë eurove të cilat kërkuan t’u shkojnë komunave më të vogla. Vazhdojmë të ballafaqohemi me probleme të ndryshme unë si kryetar i komunës kam ngritur çështjen se nuk kemi as sasinë më të vogël të informatave në lidhje me procesin”, tha Ahmeti.

Ai ka thënë se tashmë me hapjen e çerdheve kanë kuptuar se aty ku ka hyrë virusi, është shpërndarë te të gjithë. Andaj kjo sipas tij duhet të ndikojë që një vendim i tillë për hapjen e shkollave të merret me kujdes të shtuar.

Se a do të mund të testohet i gjithë stafi mësimor në Komunën e Prishtinës, para fillimit të këtij procesi, Ahmeti ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet te rreth 5 mijë mësimdhënës dhe nuk siguron që virusi ata nuk mund t’i prekë.