Shpend Ahmeti thotë që nuk ka nevojë për blerje të tepruar

Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës kanë shtuar blerjet e tyre shkaku i koronavirusit.
Kurse tani së fundmi u konfirmuan dy raste të prekura me koronavirus në Kosovë, e kjo gjë ka ndikuar që të shtohen edhe më shumë kërkesat e qytetarëve për të blerë gjë sende elementare, shkruan IndeksOnline.
Andaj ka reaguar edhe Shpend Ahmeti i cili ka thënë që ka furnizim dhe nuk është e nevojshme të bëhen blerje të tepëruara.
“Kemi kaluar situata shumë më të vështira se kjo. Prandaj, vec kujdes të shtuar!”, ka shkruar Ahmeti./IndeksOnline/.