75 Mall Live Search
11:58 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti tregon kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin brenda dhe jashtë Prishtinës, pas shpalljes së karantinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar kategoritë të cilat kanë të drejtë të lëvizin brenda dhe jashtë Prishtinës.

Sipas Ahmetit kategoritë që kanë të drejtë lëvizje janë:

Profesionistet shendetesor

Bashkepunetoret shendetesor

Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë që e vendos Ministria e Shëndetësisë, AKPPM dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës;

Bashkesite Fetare, Hortilultura, Funeralet

Kryqi i Kuq

Sektori i Sigurise

– Policia, IPK

– Ushtria

– AKI

– AME

– Kompanite e Sigurimit Fizim (private)

– Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroportet

– Inspektoratet, qendror dhe lokal

– Sherbimi Korrektues (Gardianet)

Sherbimet Publike

– Pastrimi, mirembajtja, DDD (publike dhe private)

– KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, Ujesjelles-kanalizim, Iber-Lepenci, Telekomi, Posta, Internet

– Media: TV, Radio, Portale

– Institucionet financiare

– Miniera

– Transporti i Zyrtareve (jo i udhetareve)

– Transporti i Mallerave

Administrata

– Stafi esencial i Administrates Qendrore

– Stafi esencial i Administrates Komulae

Trupa Diplomatike

2. Kompanitë e prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë: KEK, KOSTT, KEDS, dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;

3. Ndërmarrjet t Ujësjellësëve Regjional dhe ate vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;

4. Kompanitë e komunikimeve elektronike: Telekomi i Kosovës sh.a. dhe kompanive tjera që operojnë në këtë fushë dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime;

5. Kompanitë të menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave;

Prishtina gjatë ditës së djeshme është shpallur zonë në karantinë pas daljes së 20 rasteve të reja vetëm në këtë komunë, ku të gjitha kanë qenë raste kontakti./IndeksOnline/.