13:50 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti tregon se pse nuk duhet të rinumërohen votat (Dokument)

Kryetari aktual, Shpend Ahmeti e ka komentuar vendimin e PZAP-it që të rinumërohen votat në komunën e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se PZAP në zgjedhjet e qershorit vendosi kundër kërkesës së LDK-së për rinumërim sepse një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa përfunduar numërimi, ndërsa sot vendosi për rinumërim pa përfunduar rinumërimi.

Ahmeti ka thënë se pavarësisht kësaj, s’ka ndryshim të vullnetit të qytetarëve.

“Në Qershor PZAP vendosi kundër kërkesës se LDK për rinumërim, sepse ka konstatuar se nuk mund të vendoset për rinumërim pa përfunduar numërimi. Sot marrin vendim për rinumërim pa përfunduar numërimi. As rezultate preliminare nuk kemi.
Ska ndryshim të vullnetit të qytetarëve!” ka shkruar Ahmeti në facebook./Indeksonline/