75 Mall Live Search
15:27 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti tregon synimin primar pas marrëveshjes me AAK-në

Shpend Ahmeti është paraqitur në një konferencë më Ramush Haradinajn ku e kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor PSD- AAK në zgjedhjet e ardhshme.

“Kemi arritur marrëveshjen që në zgjedhjet e ardhshme PSD – AAK të garojmë… Ky është bashkëpunim politik e zgjedhor. Do garojmë me progarm të përbashkët politik.

Ka pasur spekulime që PSD-ja po hyn në qeveri, por u kemi thënë që nga fillimi se s’ka legjitimitet për këtë. Mirë kemi nevojë për zgjedhje të reja. Sot po i bashkojmë forcat për t’i fituar zgjedhjet me një program të përbashkët qeverisës. Intensfiikimi i luftimit të korrusionit është synimi primar yni.

E falënderoj AAK-në për këtë marrëveshje. Do garojmë me një listë ku bartës do të jetë Ramush Haradinaj. Ne do kontaktojmë edhe me subjektet e tjera për ta zgjeruar koalicionin fitues. Sot e kemi ndërtu boshin e këtij koalicioni fitues” ka thënë Ahmeti./IndeksOnline/