Shpend Ahmeti voton në Prishtinë
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai së bashku me gruan e tij votoj në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.
Me këtë rast, Ahmeti u ka bërë thirje qytetarëve të ndajnë 5 minuta t’ia kushtojnë katër viteve të ardhshme.

Ai po ashtu i ftoi që të gjithë qytetarët të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, raporton IndeksOnline.
Ahmeti ka bërë të ditur se deri tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi gjatë procesit të votimit në komunën e Prishtinës.
“Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre pa marrë parasysh preferencat partiake. E kemi thënë edhe më herët pesë minuta kohë për katër vitet e ardhshme janë të domosdoshme. Deri më tani nuk kemi asnjë raportimi për parregullsi. Shpresoj që kjo të shkoj ashtu siç i ka hije, një ditë demokratike e qetë. Mund të them që kemi përparuar shumë në organizimin e zgjedhjeve, nuk presim incidente, por thjesht presim vullnetin e qytetarëve”, tha Ahmeti./IndeksOnline/
