75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti zgjedh punonjëse të ditës gruan që punon në kuzhinën qendrore në kohën e pandemisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zgjedhur sot punonjëse të ditës një grua e cia punon në kuzhinën qendrore të kryeqytetit.

Këtë Ahmeti e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku ka shkruar se Afërdita Gashi po kontribuon në shërbimin e shujtave të ngrohta për familjet në nevojë.

“Gjatë periudhës së pandemisë kolegia jonë nga kuzhina qendrore znj. Afërdita Gashi pa hezitim po kontribuon në shërbimin e shujtave të ngrohta për familjet dhe individët që kanë nevojë për tu ushqyer. Faleminderit shumë per kontributin gjatë kësaj periudhe. Të jemi mirënjohës gjithmonë”, ka shkruar Ahmeti.