75 Mall Live Search
19:55 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Shpend Ahmetit kiflet e filloristëve i kushtojnë mbi 224 mijë euro!

Kuvendi Komunal i Prishtinës më 28 mars ka arritur të finalizojë kontratën e radhës.

Këtë herë, komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka menduar për filloristët e kryeqytetit, më konretisht për klasat nga I-V, shkruan Indeksonline.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me kifle për nxënësit e klasave I-V”, këtij institucioni i ka kushtuar 224.640,00 euro- shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Premium Bakery”, Sh.P.K. /Indeksonline/