Shpendi i vendosur: Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme!

Krfyetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tash e disa ditë është duke kundërshtuar mubndësinë e mbylljes së komunës që ai drejton për një javë, nga Qeveriw për shkak të situatës dhe numrit të lartë të të prekurve me Covid-19 në kryeqytet.
Ai ka thënë se nuk duhet të mbyllet ekonomia, pa e ndihmuar atë.
Nga ana tjetër ka thënë se është për masa, të cilat do ta ngadalësonin Covidin, por ato të jenë të arsyeshme.
Postimi i plotë i tij:
Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme!
Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë!
Po masave për ngadalësim të Covidit, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtet ndikojnë në numra.
Prishtina në “Zonë të kuqe”, e kufijtë hapur është pa kurfarë efekti!