Shpendi jep një propozim në rast se hiqet taksa
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se partia e tij mbështetë kryeministrin, Ramush Haradinaj, rreth mos heqjes së taksës pa ndonjë premtim konkret.
“Ramush Haradinaj e ka mbështetjen e tonë që mos me heq taksën pa asnjë kusht. Nëse nuk ka marrëveshje atëherë të kthehet automatikisht, edhe kjo do të ishte e qëlluar”, ka thënë Ahmeti për Dukagjin.
Ndryshe, i pari i Prishtinës së bashku me krerët e koalicionit dhe presidentin, Hashim Thaçi, zhvilluan një takim ku diskutuan rreth çështjes së taksës. /Indeksonline/

