22:25 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shpenzime marramendëse për ditëlindjen e Meghan Markle, ja sa kushtoi festa

Nuk ka paqe për Princin Harry dhe bashkëshortin e tij Meghan Markle. Këtë herë mediat britanike ‘sulmojnë’ çiftin në lidhje me pushimet lukzose të tyre në Ibiza.

Për të shkruar deri atje Meghan dhe princi udhëtuan më avionë privatë. 6 ditë kremtime me një kosto të konsiderueshme u mbajtën për 38 vjetorin e dukeshës se Sussex-it, Meghan Markle.

Meghan e festoi këtë ditë të shënuar me qëndrimin gati njëjavor në një vilë luksoze që kushton plot 108.000 paund, në Ibiza. Vila njihet për pamjen piktoreske nga deti, një pishinë 50 metra të gjatë dhe shumë detaje të tjera luksi.

Çifti dhe djali i tyre Archie shijuan qetësinë dhe panoramën e mrekullueshme që rrethon vilen La Salma në fshatin piktoresk Es Cubells pas u shqetësuar aspak për faturën marramendëse. Vila me shtatë dhoma kishte dhe një palestër, xhakuzi e tarraca të mbushura me lule.

Fluturimi atje u bë me charter. Vizitorëve të vilës u sigurohet një menaxher për godinën, kameriere, pastruese, një Range Rover me shofer për t’i shëtitur dhe një roje sigurie natën, udhëtime me jaht, një bar në dispozicion, dado për fëmijët, masazhatore, estetiste, trajnere personale dhe instruktore yoge etj.