14:44 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Shpenzimet e Komunës së Prishtinës, ku shkuan paratë për 3 muajt e parë të 2019-ës

Komuna e Prishtinës ka publikuar shpenzimet për tre muajt e parë të këtij viti.

Përmes prezantimeve grafike, Komuna për qytetarët ka treguar se si e shpenzon buxhetin e saj.

Shpenzimet e komunës janë ndarë në pesë kategori buxhetore: Paga dhe Mëditje, Mallra dhe Shërbime, Shpenzimet kapitale, Shpenzimet komunale dhe Subvencione dhe transfere.

Për paga dhe mëditje, Komuna e Prishtinës për tre muaj ka shpenzuar 7.4 milionë euro.

Në këtë shumë është përfshirë 3.15 milionë euro për paga për punonjësit e arsimit fillor, 1.26 milionë për arsimin e mesëm, ndërsa shpenzime tjera janë zjarrfikësit, inspeksioni, buxhet dhe financa, zyra e kryetarit, shërbimet kadastrale, prokurimi, bujqësia, prona e të tjera.

Ndërsa, më pak ka shpenzuar për mallra dhe shërbime. Sipas këtyre të dhënave 3.01 milionë euro janë shpenzuar për mallra dhe shërbime.

Për shërbimet e shëndetësisë primare janë shpenzuar 1.94 milionë euro, aministrata dhe Personeli (2.43 milionë), Infrastruktura publike e të tjera.

Për me shumë informacione se si është shpenzuar detajisht buxheti, klikoni këtu./Indeksonline/