75 Mall Live Search
17:29 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / AR

Shpenzimet e partive politike për fushatë elektorale

Partitë politike kanë shpenzuar mijëra euro për fushatat elektorale në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, shkruan Indeksonline.

Në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shihet se Lidhja Demokratike e Kosovës prin për nga shpenzimet gjatë fushatave.

Vetëm kjo parti, për fushata zgjedhore ka shpenzuar 735,541.87 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të njëjtën arsye ka shpenzuar 462,041.20 euro.

Kurse në këto të dhëna rezulton se Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 431,039.63 euro.

Partia Demokratike e Kosovës, për fushatë elektorale në zgjedhjet e vitit 2019 ka shpenzuar plotë 316,966.37 euro.

Kujtojmë që këto të dhëna janë deklaruar vullnetarisht nga partitë politike.

Me 1 mars të çdo viti, KQZ pranon raportet vjetore financiare të subjekteve politike. Këto raporte auditohen nga auditori i pavarur./Indeksonline/