75 Mall Live Search
00:04 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / MSH

Shpenzimet “në hava” për vizë; reagon Viola von Crammon

Një qytetar i Kosovës është ankuar për shpenzimet për aplikim për vizë.

Ai, përmes rrjetit social Twitter, ka publikuar shpenzimet e tij, të cilat, sipas llogarive, dalin të jenë 192 euro: foto (5 euro), certifikatë (5 euro), sigurimi (72 euro), aplikimi (110) euro.

Këto shpenzime, ai i ka mbledhur duke thënë: “Nëse jam vonë për takimin për vizë nesër, është sepse jam shumë i zënë duke qarë”.

Këtë postim të tij e kanë vershuar komentet nga më të ndryshmet,ndër to edhe komente që sugjerojnë të përmendet edhe anëtarja e Parlamentit Evropian, Viola von Crammon, e cila është e vetëdijshme për këtë situatë.

E, lidhur me këtë, ka reaguar edhe von Crammon, duke konfirmuar që është e informuar për situatën, teksa përshendet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Nëse 192 euro do të duheshin për t’u kompletuar aplikacioni për vizë, këtë nuk do të mund ta bënin rreth 23% e popullsisë në Kosovë që jeton në varfëri ose varfëri ekstreme.