16:34 / E Martë, 30 Janar 2018

Shpenzon 18 mijë dollarë për të bërë trupin e duhur, tani mezi pret të vesh bikini

Një grua me mbipeshë ka shpenzuar 18 mijë dollarë në kirurgji për të hequr lëkurën e tepërt që i kishte mbetur pas dobësimit.

Rachael Heffner, 26 vjeç, nga Indianapolis, Indiana, peshonte 130 kilogram kur ajo pinte shumë pije të gazuara në ditë dhe konsumonte shumë  ushqime të shpejta.

Edhe pasi ajo arriti të humb gjysmën e peshës së saj, për shkak të dietave dhe regjimit të ushtrimeve, ajo prapë nuk ishte e kënaqur me trupin e saj, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi asaj i kishte mbetur lëkurë e tepër e lëshuar pas dobësimit.

Në këtë mënyrë, ajo vendosi të bëj ndërhyrje kirurgjike. Pas kësaj ndërhyrje ku shpenzoi 18 mijë dollarë, ajo arriti trupin që gjithmonë kishte dashur.

Dhe tani ajo shprehet se mezi pret të veshi bikini pasi asnjëherë nuk ka mundur ta bëj një gjë të tillë./Indeksonline/