75 Mall Live Search
11:04 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shpenzoni 20 minuta me Mercedes-Maybach GLS 2020

Debutimi zyrtar i Maybach GLS 600 4Matic u shoqërua me disa video që tregojnë automjetin, por tani kemi mundësinë që të hedhim një vështrim nga afër me disa nga tiparet e tij më interesante, falë një video të re gati 20-minutëshe nga Shmee150.

Klipi është xhiruar në Dubai, një vend i përshtatshëm për të filmuar modelet Maybach, ku Tim na tregon detajet e projektimit që janë specifike për versionin Maybach të GLS. /IndeksOnline/