Shpërbëhet grupi i vajza të forta ‘Little Mix’

Grupi i vajzave britanike, ‘Little Mix’, do të shpërbëhet së shpejti.
Sipas ‘The Sun’, këngëtaret duan të vazhdojnë rrugën e tyre ndaras, transmeton Indeksonline.
“Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e Little Mix, por tani është e qartë se fundi i rrugës ka arritur. Është caktuar një datë kur do të njoftojnë ndarjen e grupit. Turneu i radhës do të jetë lamtumirës”, tha një burim pranë grupit.
Little Mix u formua në vitin 2011 kur këngëtarët Perrie Edwards, Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Jesy Nelson u bashkuan në një grup vajzash gjatë paraqitjes së tyre në X Factor . Ato u bënë grupi i parë që fitoi konkursin e këndimit në atë kohë./Indeksonline/