13:21 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shpërblehet me një post të ri zëdhënësja e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër emërim. Ish zëdhënësja e tij, Armela Krasniqi është emëruar drejtoreshë e Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Krasniqi ka qenë zëdhënese më parë në PS dhe prej 2013 punonte në Kryeministri te Zyra e Shtypit.

ATSH ishte një prej institucioneve që Rama e kishte dhënë te LSI-ja si pjesë e tepsisë së pushtetit.