75 Mall Live Search
10:24 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / FR

Shpërblimet e korrikut nga KASTRATI!

Shpërblimet për këtë muaj po ndahen sot, më 18 korrik ka njoftuar KASTRATI Group. Tërheqja e shpërblimeve do të bëhet LIVE në emisionin Reload TV Dukagjini nga ora 15:30.

Transmetimi do të bëhet nga pika e KASTRATI në rrugën Bekim Berisha në Pejë. Shpërblimet që do të ndahen janë të shumta; si Samsung S24 Ultra, TV Led, udhëtim për çift, shumë vouchera etj.

Marrja pjesë në lojën shpërblyese është e thjeshtë: Për çdo blerje mbi 30 euro, mbrapa kuponit fiskal shënoni emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit. Kuponin fiskal pastaj futeni në kutinë e lojës shpërblyese të cilën e gjeni në çdo pikë të KASTRATI.