20:13 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / k.v

“Shpërblimet po të presin ty!” loja e madhe shpërblyese nga Albi Market

“Albi Market” vazhdon me risi për konsumatorët e tyre duke lansuar lojën shpërblyese “Shpërblimet po të presin ty!” e cila filloi me 15 Qershor dhe do përfundojë me datën 15 Shtator 2021.

Loja do të zhvillohet në gjithë Kosovën në të gjitha pikat e Albi Market ku çdo konsumator mund të bëhet pjesë e lojës shpërblyese duke i ndjekur rregullat përkatëse. Rregullat e lojës janë se për çdo blerje me shumë 20 e cila përfshinë një nga produktet e brendeve pjesëmarrëse në lojë, konsumatori pranon kuponin për lojë shpërblyese të cilin pastaj duhet vendosur në kutinë përkatëse për lojë. Për çdo blerje shtesë prej 10 marrin edhe një kupon shtesë, e cila nënkupton se shansat për të qenë fitues i lojës shpërblyese është më e madhe.

Konsumatorët e Albi Market do jenë pjesë e lojës shpërblyese me mbi 250 shpërblime si, katër makina Dacia StepWay, pushim për çift në Turqi, tri pushime vikendi në Budvë, dhjetë Iphone 12 Pro Max, dhjetë Smart TV, pesë Playstation 4 Pro, pesë Laptopa HP, pesë Skutera Elektrik dhe shumë dhurata tjera. 

E bukura e lojës ‘Shpërblimet po të presin ty’ është se çdo muaj do të ndahen edhe Vouchera për blerje ushqimore dhe tekstil në Albi Market.  Ndërsa fituesit e shpërblimeve të mëdha dhe premive kryesore do të shpallën me 15 Shtator 2021.