15:22 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Shpërndahen 202 pako ushqimore për familjet në nevojë për Ramazan

Organizata “Islamic Relief ”, e cila tradicionalisht ndihmon familjet me fëmijë jetim dhe familjet skamnore edhe këtë vit, për ndër të muajit të Ramazanit ka shpërndarë pako ushqimore për familjet skamnore të Mitrovicës, ku të premten u është shpërnda nga një pako me gjëra ushqimore gjithsej 202 familjeve mitrovicase.

Mohamed Soliman, drejtor i kësaj organizate për Shqipëri dhe Kosovë, ka thënë se shpërndarja e këtyre pakove ushqimore në qytetin e Mitrovicës, do të ndihmojë që sadopak familjeve skamnore të ua zvogëlojmë hallet e mëdha që ata i kanë.

Ndërsa drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, falënderoi drejtuesit e kësaj organizate për përkujdesin ndaj familjeve skamnore të Mitrovicës, të cilët me ndihma të ndryshme po bëjnë përpjekje maksimale që edhe këtyre ditëve të Ramazanit të mbështesin familjet që vërtetë kanë nevoje për to.