75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shpërndahen dhurata për fëmijë në Aqarevë dhe Gllogjan

Kryetari i Deçanit dhe ai i Skënderajit, bashkë me zëvëndësdrejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Shpetim Selmanaj kanë shpërndarë dhurata për fëmijë. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj me anë të njoftimi ka dhënë më shumë detaje për këtë aksion.

“Në prag të festave të fundvitit zv.Drejtor i Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror (ASHNA) z.Shpëtim Selmanaj ,i gëzoj me dhurata, nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Heronjtë e Dukagjinit” në fshatin Gllogjan!

Zotrit Selmanaj dhe tërë stafit të ASHNA-së, faleminderit” thuhet në njoftimin e Ramosajt.