22:57 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shpërndahen të rinjtë te “Kafet e Rakisë” në Prishtinë

Të rinjët që ishin duke qëndruar në kafiteritë e njohura si “Kafet e Rakisë” janë shpërndarë sonte para orës 23:30, shkruan IndeksOnline.

Kjo u bë në saje të një aksioni të policisë me qëllim që të ruhet shëndeti publik.

Në disa fotografi që ka siguruar IndeksOnline shihet se si është bërë shpërndarje e një grumbulli të madh të të rinjëve që ishin duke u argëtuar në natës e së shtunës./IndeksOnline/