Shpërndan video duke gjuajtur me armë, iu sekuestrohet arma vushtrriasit

Një person nga Vushtrria ditë më parë kishte shpërndarë një video në rrjete sociale duke gjuajtur me armë zjarri.
Mirëpo, pas një hetimi nga Policia e Kosovës, personi u identifikua dhe iu sektuestrua arma.
E fatin e njejtë e kishte pasur edhe një person nga fshati Ovqar të Mitrovicës, i cili posedonte armë ilegale.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK së rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Gjate ditës se sotme në intervale të ndryshme kohore, në dy raste të ndara njësitet policore në Mitrovicë dhe Vushtrri, kanë sekuestruar dy armë.
Rasti i parë i sekuestrimit të një pistolete është bërë në fshatin Ovqar të Mitrovicës, ku mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armës te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë të cilën i dyshuari e posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një pistolete është bërë në rrugën “Kadri Zeka’ në Vushtrri, sekuestrimi i armës vije si rezultat i një hetimi dhe identifikimi pasi i dyshuari ditë më parë në rrjetet sociale kishte shpërndarë një video duke shtënë me armë.
Dy armët e sekuestruara do të procedohen në raste si prova materiale.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’ dhe ‘përdorim i armës’”, ka thënë ai./IndeksOnline/