Shpërndan videon e trukut me laps për të shpëtuar nga ‘periodat’, e shohin mbi 1.5 milione vetë!

Të gjitha vajzat e kanë një ilaç që përdorin kur bëhet fjalë për trajtimin e dhimbjeve të periodave. Duke filluar nga ushtrimet me shishet me ujë të nxehtë deri tek ngrënia e çokollatave.
Dhimbjet që vijnë me ciklin mujor janë të pakëndshme për shumicën e vajzave, duke i lënë ato të sëmura e të shtrira në shtrat dhe të paafta për të lëvizur.
Dhimbjet e periodave ndikojnë në jetën e përditshme për 51 përqind të popullsisë globale.
Kjo është arsyeja pse një video e re e postuar nga një TikToker për ndalimin e dhimbjeve nga periodat është bërë virale.
Ajo tregon në video sesi thjesht duke vendosur anën e butë të një lapsi në veshin e saj, dhe pastaj duke e masazhuar atë në këndin e sipërm të brendshëm.
Nëse e masazhoni vendin për rreth një minutë dhe më pas bëni të njëjtën gjë në veshin tjetër, atëherë do të ju ndihmojë për të zvogëluar dhimbjen e periodave.
Videoja tani është shikuar më shumë se 14.1 milion herë, duke grumbulluar 1.5 milion pëlqime dhe mbi 23,000 komente nga gratë që vendosën ta provonin.
@lessiamac Idk how, but it really works!! Try this!! ##reducepain ##periodpain ##menstrualcramps ##reduce ##lifehacks ##bestlifehack ##forwomenonly
♬ Ultimate life hacks – Kelly – The Life Bath
“E kam ruajtur këtë video një javë më parë për t’u kthyer kur më erdhën sërish menstruacionet dhe ndihesha shumë keq nga dhimbjet, por ky veprim më ndihmoi me të vërtetë”, shkroi një komentues.
Sidoqoftë, të tjerët nuk ishin aq entuziast.
”Unë mendoj se dhimbja e periodave është më e madhe pasi e provon. Kjo nuk bën asnjë ndryshim pasi dhimbjet kthehen sërish. Asnjë shans që të jetë e vërtetë,”-shkroi një shikues i zhgënjyer.
”Ndihmoi disi, por unë kam pasur sërish dhimbje,” komentoi një tjetër.
Mjekja Claudia Pastides, një GP me Babylon Health, shprehet se ende nuk ka arsyetimin mjekësor të sigurt. Ajo beson se suksesi i kësaj metode mund të ketë lidhje me formën e masazhit.
”Mendoj se ka të bëjë me akupresurën”, shpjegon ajo.
Akupresura përdoret për trajtimin e dhimbjeve të periodave dhe ka një sërë studimesh që sugjerojnë që mund të jetë e dobishme.
Ajo vë në dukje se nëse funksionon, mund të vazhdoni ta përdorni metodën, por jini të kujdesshëm pasi vendosja e një lapsi në afërsi të veshit mund të shkaktojë probleme të rënda.